Flick: Stili im i lojës nuk është shumë larg atij të Cruyff dhe Pep, ja si do të jetë Barcelona ime

26 Korrik 2024
10:03
Telesport
back button

Hansi Flick këmbënguli se Barcelona e tij do të ruajë stilin e saj të famshëm të futbollit. Një deklaratë që vjen nga trajneri i klubit katalanas disa ditë pasi ai ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri sportive.

Unë nuk jam larg idesë së lojës që Barça e ka përdorur me sukses nën drejtimin e Cruyff apo të Guardiola”, tha trajneri gjerman, që zuri vendin e Xavi në krye të Barcelonës.

Ideja ime është të kem një ekip që të jetë gjithmonë aktiv në fushë. Nuk ka rëndësi se cili është formacioni, dua që ekipi im të luajë mirë dhe të gjithë të shohin se po japin gjithçka për skuadrën dhe fanellën”, u shpreh më tej Hansi Flick.

59-vjeçari fitoi shtatë tituj gjatë periudhës së tij dyvjeçare me Bayern Munich, përpara se të drejtonte ekipin kombëtar gjerman. Flick synon të rikthejë trofetë te Barcelona pas një sezoni zhgënjyes, ku katalanasit nuk fituan asgjë.

Për objektivat e sezonit ai më pas tha: “Objektivat janë të luajmë për titull dhe t’u japim gëzim tifozëve. Më jepni disa javë dhe do të mund t’ju përgjigjem më saktë. Është e qartë se kam ardhur për të fituar. Qëllimi është fitorja dhe kjo është puna në grup”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit