Mbrëmja historike e Lionel Messit në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë u shndërrua në një makth për portierin Luca Zidane. Djali i Zinedine Zidane bëri disa gabime vendimtare, sidomos te goli i dytë, ku një devijim i gabuar ia dhuroi topin Messit, i cili nuk gaboi. Edhe te goli i parë, ndonëse goditja ishte e jashtëzakonshme, ndërhyrja e tij u konsiderua e pasigurt.
Luca, i lindur në vitin 1998, ndërroi shtetësinë sportive nga Franca në Algjeri shtatorin e kaluar, falë origjinës algjeriane të familjes. Para Botërorit kishte pranuar presionin që e shoqëron mbiemrin e tij: “Njerëzit mezi presin që unë të gaboj për të folur rreth mbiemrit tim”.
Zizou couldn't believe what he was witnessing live pic.twitter.com/MU6okRSStn https://t.co/PBE4TOdbjY
— 🇨🇩🇸🇱 (@8Flavs) June 17, 2026
Në tribunë ishte edhe babai i tij, Zinedine Zidane, i cili u filmua nga kamerat dukshëm i zhgënjyer pas golave të pësuar. Edhe statistikat e konfirmuan paraqitjen e dobët të portierit. Sipas “SofaScore”, ai bëri vetëm 3 pritje dhe regjistroi një tregues të golave të parandaluar prej -0.78, që do të thotë se pësoi më shumë gola sesa pritej statistikisht.
Pas ndeshjes, rrjetet sociale u mbushën me kritika ndaj Luca Zidane, i cili tani synon të lërë pas këtë paraqitje dhe të reagojë në ndeshjet e ardhshme të Botërorit.
Tapez Luca Zidane dans la barre de recherche et vous verrez qu’il est entrain de se prendre une session vanne à l’international
Il est clairement coupable sur les 2 buts.
Opportuniste qui choisi l’Algérie à 27 ans, fils à papa, nullard de D2 mais tout va bien 👍 https://t.co/qxtRyNQr8q pic.twitter.com/ZYFCLWDcR3
— Kado 🔴🇩🇿⚫️ (@Usmiste__) June 17, 2026







