Ancelotti: “Ja si do të luaj me Mbappe, Vinicius e Rodrygo”

26 Korrik 2024
11:31
Denis Hakanaj
back button

Si i ftuar në podkastin e ish-lojtarit të tij Obi Mikel, Carlo Ancelotti iu përgjigj një prej pyetjeve më të sjpeshta pas blerjes së Kyliane Mbappe: ku do të luajë te Real Madrid?

Carletto e sqaroi pa hezitim dhe me një nuancë sarkazme:

“E shoh atë duke luajtur në sulm dhe sulmi është shumë i gjerë, fusha është 68 metra dhe sulmuesit duhet ta mbulojnë atë. Nëse më pyesni se ku luajti Vinícius sezonin e kaluar, mirë, ai nuk luajti si sulmues i majtë.

“Çelësi për të pasur një lojë të mirë sulmuese është lëvizshmëria e lojtarëve, kështu që ndonjëherë ai mund të luajë në të majtë, ndonjëherë në qendër”.

Një koncept i shpjeguar dhe i artikuluar më tej me një shembull praktik:

“Bellingham luante herë në të majtë, herë në qendër, ndonjëherë në të djathtë. Rodrygo e nis shumicën e kohës në të djathtë, disa herë gjatë ndeshjes e kaloj në të majtë. Është e rëndësishme, do të vendosë gjithmonë lëvizshmëria dhe cilësia e lojtarit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit