Në orën 22:00 në Toronto, do të pëballen dy ekipet kryesuese të grupit E, Gjermania dhe Bregu i Fildishtë. Katër herë kampionët e botës vijnë pas fitores 7-1 ndaj Curacao në sfidën e parë. Bregu i Fildishtë mposhti 1-0 Ekuadorin.
Të dyja kombëtaret do të kërkojnë fitoren për të siguruar zyrtarisht biletën për në raundin tjetër. Në fushë janë shumë yje nga minuta e parë, por vëmendja do të jetë te disa prej tyre si Jamal Musiala, Wirtz, Diallo, Ousmane Diomande etj.
Gjermania XI: Neuer, Kimmich, Brown, Nmecha, Pavlovic, Schlotterbeck, Tah, Sane, Musiala, Wirtz, Havertz
Bregu i Fildishtë XI: Fofana, Kossounou, Singo, Agbadou, Konan, Kessie, Sangare, Inao Oulai, Diomande, Diallo, Bonny.







