Inter po punon për të finalizuar brenda qershorit katër goditje në merkato. Objektivi i parë i zikaltërve është Marco Palestra. Oferta e parë e Interit për italianin e krahut të djathtë është 45 milionë euro. Atalanta pretendon 55 milionë euro. Marrëveshja mund të mbyllet për shifrën 50 milionë euro.
Objektivi i dytë është Curtis Jones, mesfushori i Liverpool. Negociatat mes palëve janë ende duke vazhduar dhe marrëveshja pritet të mbyllet për një shifër 20-25 milionë euro.
Objektivi i tretë është qendërmbrojtësi i Romës, Evian Ndicka. Zikaltrit e shohin francezin si zëvendësuesin ideal të Stefan de Vrij. Holandezi pritet të largohet falas pas 30 qershorit. Megjithëse nuk përjashtohet mundësia e rinovimin edhe për një vit tjetër.
Duke qenë se Roma është e detyruar të mbledhë 60 milionë euro para 1 korrikut për shkak të marrëveshjes financiare me UEFA-n. Marrëveshja për Ndicka mund të arrihet për shifrën 35-40 milionë euro.
Objektivi i katërt është një tjetër qendërmbrojtës. Bëhet fjalë për Oumar Solet. Inter dhe Udinese janë në fazat e fundit të bisedimeve. Marrëveshja pritet të mbyllet për shifrën 20-25 milionë euro.







