Anglia e nisi Kupën e Botës me një fitore bindëse 4-2 ndaj Kroacisë, ku Jude Bellingham ishte titullar dhe shënoi golin e tretë me një goditje të saktë diagonale. Para fillimit të ndeshjes, mesfushori i Real Madridit u pa i emocionuar gjatë interpretimit të himnit “God Save the King”.
Bellingham zbuloi arsyen: “Mendoj për gjyshin tim, i cili ndërroi jetë pak para debutimit tim me kombëtaren e Anglisë. Ishte shumë patriot, anglez i vërtetë. Dinte çdo detaj për luftërat, betejat, mbretërit dhe mbretëreshat. Mendova për të në atë moment”.
Debutimi i tij me Anglinë ndodhi më 12 nëntor 2020, në moshën 17-vjeçare, në fitoren 3-0 ndaj Irlandës. Ai shtoi: “Himni kombëtar është mundësia e fundit për të menduar për njerëzit që të kanë ndihmuar të arrish deri këtu dhe çfarë do të thotë të jesh anglez”.
Bellingham kujtoi edhe familjen: “Mendoj për sakrificat e nënës, babait dhe vëllait tim Jobe. Ata kanë qenë gjithmonë mbështetja ime”.







