Lamine Yamal shkëlqeu në debutimin e tij në Kupën e Botës, duke qenë titullar në fitoren e Spanjës ndaj Arabisë Saudite dhe shënuar golin e parë pas asistit të Mikel Oyarzabal. “Jam shumë i lumtur për Mikel dhe golat e tij. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim, ishte ajo që duhej të bënim”, – deklaroi ai për TVE pas ndeshjes.
Ylli i Barcelonës pranoi se mezi priste të rikthehej: “Kisha shumë dëshirë të stërvitesha dhe të luaja, sepse prej kohësh nuk e bëja këtë gjë. Kisha nevojë ta prekja sërish fushën. Jam ndier shumë i lumtur me shokët e skuadrës dhe tani mendojmë për Uruguajin”.

Për nisjen e furishme të Spanjës tha: “Kishim një plan dhe donim ta mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë”. Lamine vlerësoi edhe trajnerin Luis de la Fuente: “Ai vendos në fund, por më pyeti dhe i thashë se isha gati për të luajtur. Gjithmonë jap 100% për Spanjën”.
Për golin në debutimin botëror shtoi: “Është një ndjesi shumë e veçantë. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në një Botëror dhe ta nis me gol. Është një ëndërr, sepse Botërorin e fundit e pashë duke qenë në klasë si nxënës”.







