“Ka ardhur koha të pranojmë se Messi është më i miri i të gjitha kohërave”

21 Qershor 2026
19:50
Alfred Lleshi
back button

Debati për më të mirin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos vazhdon, por gjithnjë e më shumë legjenda të futbollit po shprehen hapur në favor të argjentinasit.

Ronaldo Nazário, kampion bote me Brazilin, deklaroi: “Ka ardhur koha që bota të ndalojë së fshehuri dhe të pranojë faktin se Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”.

Thierry Henry, ish-shoku i skuadrës së Messit te Barcelona dhe kampion bote me Francën, u shpreh shkurt: “Leo është thjesht një histori më vete”.

Edhe Zlatan Ibrahimović, i cili luajti me Messin te Barcelona, tha: “Nuk besoj se do të shohim më një tjetër Messi, sepse ai është i veçantë. Duket sikur futbolli është krijuar për të”.

Ndërsa Thomas Müller pranoi se në fillim anononte nga Cristiano Ronaldo: “Në vitet e para zgjidhja gjithmonë Cristianon kur hapej debati. Tani them se Messi është lojtari më i madh që ka njohur futbolli”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit