Cabral tregon sinqeritetin e Mourinhos: Një ditë pas ndeshjes më tha: Dje bëre një m*t…

21 Qershor 2026
20:15
Alfred Lleshi
back button

Sidny Lopes Cabral kujtoi periudhën kur punoi me José Mourinhon, duke e cilësuar portugezin si një nga trajnerët më të mirë në histori. Në një intervistë për “El Mundo”, sulmuesi nga Kepi i Gjelbër tha se Mourinho pati ndikim të madh në zhvillimin e tij: “Jose është një nga trajnerët më të mirë të historisë dhe pati një ndikim të jashtëzakonshëm tek unë. Mendoj se po të kisha vazhduar të punoja me të, do ta kisha arritur potencialin tim maksimal”.

Ai tregoi edhe një episod që ilustron karakterin e drejtpërdrejtë të Mourinhos: “Një ditë nuk luajta mirë dhe të nesërmen ai erdhi tek unë e më tha: ‘Sidny, dje bërë një m*t. Ai flet gjithmonë me sinqeritet dhe ndershmëri. Kur bën diçka mirë, ta thotë, por edhe kur gabon nuk përpiqet ta zbusë kritikën”.

Sipas Cabral, kjo është ajo që e dallon Mourinhon nga shumë trajnerë të tjerë: “Të tjerët përpiqen ta mbështjellin kritikën me fjalë të bukura, mourinho jo. Ai ta thotë të vërtetën në sy dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit