Miqësorja “debutuese” e Thiago Mottas te Juventusi shkon dështim, trajneri optimist! “Do ndërtojmë super ekip”. Afron fuqizimi i ri

26 Korrik 2024
19:55
Telesport
back button

Ndeshja e parë miqësore e Juventusit te Thiago Mottas për sezonin e ri nuk ka shkuar sic pritej për bardhezinjte. Ndryshimet që priteshin nga trajneri i ri nuk janë dukur ende edhe pse eshte testi i pare, kjo pasi djemte e tij janë mundur 3-0 nga Nurenberg në Gjermani.

Skuadra italiane pësoi golin e parë nga Jander në minutën e 19 të sfidës ku Tiago Mota ndryshoi plotësisht 11-shen në pjesën e dytë të lojës, me Vlahovic të kthyer të vetëm në majën e sulmit.

Ky i fundit kishte mundësinë të barazonte shifrat me një 11-metërsh, por e gaboi atë. Ndërkohë, gjermanët thelluan diferencën në minutat e fundit ku shënuan me Forkel dhe Janish, për të çuar rezultatin në 3-0. Ne fushe shume te rinj dhe vetem 3-4 futbolliste te formacionit te pare kjo edhe sepse shumica jane ende me pushime dhe disa sapo jane kthyer. Ne fushe ishte edhe shqipari Luis Hasa qe luajti titullar.

“Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi. Weah, për momentin, e shoh përpara dhe ne avantazh ndaj te tjereve. Nuk kam asnjë dyshim se do të ndërtojmë një ekip të fortë”, u shpreh Thiago Motta pas ndeshjes.

“Unë mendoj se ne mund ta kontrollojmë lojën më mirë, të kontrollosh veten do të thotë të luajmë topin më mirë dhe në gjysmën e fushës së kundërshtarit, të zgjerojmë këtë fazë të posedimit për t’u organizuar dhe gjithashtu ta lodhim kundërshtarin përpara se të gjejmë hapësirën ku mund të sulmojmë. Në fillim të pjesës së dytë ne nuk ia dolëm mirë në pjesën e parë.“Fillimi ynë në pjesën e dytë, një skuadër që arrin të dominojë kundërshtarin, të krijojë dhe të mos e lejojë kundërshtarin të riniset. Kjo është ideja jonë dhe ta zgjasim këtë moment në lojë. Duhet të jemi në gjendje ta bëjmë për aq kohë sa më shumë të jetë e mundur”.

Sakaq, shitjet e Matias Soulé te Roma dhe Dean Huijsen te Bournemouth janë gati të finalizohen, me Juventusin që tani ka pranuar kushtet me dy klubet dhe kështu është gati t’u thotë lamtumirë dy produkteve të sektorit të tyre të të rinjve.

Megjithatë, jo vetëm lamtumirë në këto orë për drejtorin Cristiano Giuntoli: sipas informacioneve të fundit, në fakt, marreveshja me Nice per Todibo, qendërmbrojtësi francez i lindur në vitin 1999, duhet te finalizohet gjithashtu sa me shpejt.

Juventus do të përpiqet të përcaktojë detajet e një operacioni që do të përfshijë një investim të rëndësishëm si menjëherë ashtu edhe në të ardhmen e afërt: negociatat në fakt u krijuan mbi bazën e një huazimi fillestar të rëndë me shifra të larta, më e lartë se 5 milionë euro, me një opsion të ardhshëm të blerjes që mund ta çojë shpenzimin përfundimtar në një total prej 35 milionësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit