De Gea drejt Serie A? Vjen interesimi konkret! Hummels injoron Bolognan, ekipi italian kishte prenotuar vizitat

26 Korrik 2024
20:00
Telesport
back button

Ish-portieri i Manchester United, David De Gea, është i hapur ndaj idesë që t’i bashkohet klubit italian Genoa si transferim i lirë, ka raportuar gazetari italian Gianluca Di Marzio. 33-vjeçari ka mbetur një lojtar i lirë që prej se u largua nga ‘Djajtë e Kuq’ në korrik të vitit të kaluar, duke kaluar një sezon të tërë të futbollit jashtë fushave.

Genoa është në ‘gjueti’ për një portier të ri pasi e shiti Josep Martinezin tek Genoa dhe po mbajnë opsionet e tyre të hapura. Trajneri Alberto Gilardino dëshiron të jetë i kujdesshëm në përzgjedhjen e përforcimeve të duhura për sezonin e tij të dytë në Serie A.

Di Marzio detajon se si De Gea është i hapur ndaj idesë për t’u transferuar tek Genoa, pasi beson në projektin e tyre, por tani mbetet të shihet nëse klubi do të marr ndonjë hap para për ta transferuar atë. De Gea kaloi 12 vite me fanellën e Unitedit që nga viti 2011 deri në 2023, duke bërë 545 paraqitje në të gjitha garat si dhe duke mbajtur 190 porta të pastra.

Sakaq, Bologna duket se ka humbur çdo shpresë për të arritur objektivin e Mats Hummels: pas këtij vendimi për të marrë disa ditë reflektim nuk qëndron asnjë ekip, por vetëm dëshira e tij për të vlerësuar gjithçka tërësisht, duke pasur parasysh gjithashtu se është hera e parë që largohet nga vendi i tij dhe njëkohësisht kampionati i tij, Bundesliga, të shkojë të luajë diku tjetër, shkruan Corriere dello Sport.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit