Raphinha në “hall”, zbulohet arsyeja e vërtetë pse braziliani do të braktisë Barcelonën për klubin saudit

22 Qershor 2026
20:12
Telesport
back button

Aventura e Raphinha-s në Kupën e Botës 2026 duket se është mbyllur para kohe. Anësori brazilian u dëmtua gjatë ndeshjes së dytë në grup ndaj Haitit dhe rrugëtimi i tij në këtë Botëror  me shumë mundësi është mbyllur këtu.

Ndërkohë, Raphinha do të jetë një nga personazhet kryesore të merkatos së verës. Braziliani pritet të largohet nga Barcelona, për t’u transferuar në Arabinë Saudite.

Mediet braziliane zbulojnë se Raphinha dhe familja e tij janë në një situatë ekonomike tepër delikate dhe zgjedhja mund të jetë pikërisht transferimi në Arabinë Saudite, ku ai do të jetë një nga lojtarët më të paguar në botë.

Raphinha pritet të paguhet 35-40 milionë euro në sezon, përveç bonuseve të ndryshme. Barcelona është e gatshme të heq dorë prej brazilianit për një ofertë 100 milionë euro. Dy klubet më të interesuara janë Al-Hilal dhe Al-Nassr.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit