“Do të vendos për të ardhmen time pas Botërorit. Tani duhet të jem i përqendruar vetëm te Botërori. Për këtë trajner di se është shumë i mirë. Ka bërë punë të shkëlqyer në Portugali, ndërsa te Manchester United nuk shkoi ashtu siç dëshironte, por mbetet një trajner i madh”. Kështu u shpreh Rafa Leao, duke shmangur pyetjet për të ardhmen e tij dhe komentuar trajnerin e ri të Milanit, Ruben Amorim.
Sulmuesi kuqezi kontribuoi në fitoren me rezultat të thellë të Portugalisë ndaj Uzbekistanit, duke shënuar menjëherë pasi u fut në lojë: “Duhet ta festoj me familjen time, sepse ky sezon ishte i vështirë për mua, mes dëmtimeve dhe shumë gjërave të tjera.
Duhet ta falënderoj familjen time që më ka mbështetur deri tani. Kjo ndeshje dhe ky gol janë për ta. Falënderoj edhe trajnerin e kombëtares që më ka besuar deri më sot, sepse Portugalia ka shumë lojtarë të fortë. Ndihem shumë i lumtur që jam këtu”.







