“Slot është fantastik”, ylli i Liverpool-it harron Kloop-in: Momenti më i bukur për mua

27 Korrik 2024
8:56
Denis Hakanaj
back button

Pas ndeshjes kundër Preston-it, turneu i Liverpool-it në SHBA tani do të bëhet më i ngjeshur. Në fakt, sonte (1.30 me orën tonë) Të Kuqtë do të përballen me Betis në miqësoren e parë publike verore që kur Arne Slot u ul në stolin e klubit anglez.

Trajneri holandez po përgatit javë të tëra stërvitje intensive për t’i përcjellë filozofinë e tij të lojës ekipit, bazuar në zotërimin e topit dhe presing intensiv. Dhe nëse ka dikush me të vërtetë të emocionuar për trajnerin e ri, ai është Curtis Jones.

Në konferencën e djeshme për shtyp, mesfushori 23-vjeçar foli se si është të punosh nën Slot:

“Është fantastike. Është ndoshta momenti më i lumtur që kam pasur për sa i përket stilit të lojës, gjë që më përshtatet. Në stërvitje ka një plan të qartë dhe ai është plotësisht i përfshirë.

“Ai është shumë i vëmendshëm ndaj detajeve. Ai ka një mënyrë të caktuar të lojës… ai e di se do të duhet kohë sepse është një ndryshim i madh, por ai dhe stafi i tij janë të qetë sepse e dinë se cilësia është e gjitha”.

Në lidhje me kalimin nga Akademia (U23) në vitin 2020, deri në ekipin e parë nën drejtimin e Klopp:

“Ka qenë gjithmonë një periudhë e vështirë, si lojtar i ri kam ardhur në skuadër dhe kam pasur një mënyrë të caktuar të lojës, por më është dashur të përshtatem dhe të ndryshoj.

“Por kjo ishte pjesë e planit dhe ishte diçka që mund ta bëja. Por ndjej se kjo është më e përshtatshme për mua, se mund të luaj më shumë me topin. Jam entuziast,” shtoi ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit