Leny Yoro ishte goditja e parë e madhe e verës për Manchester United, që për të mposhtur konkurrencën e PSG-së dhe Real Madridit, derdhi 63 milionë euro në arkat e Lille.
Shoku i tij ekspert i skuadrës, Harry Maguire, foli për nënshkrimin e ri në një intervistë me The Athletic:
“Është detyra jonë si qendërmbrojtës ‘veteranë’ ta ndihmojmë atë, të komunikojmë mirë dhe t’i bëjmë të ditur se çfarë të presë”.
Maguire, i cili në të njëjtën intervistë hodhi poshtë edhe zërat për lamtumirën e tij të mundshme, ka shtuar:
“Duhet të kujtojmë se ai është me të vërtetë i ri. Do të ketë gabime. Por ai ka të gjitha karakteristikat e një qendërmbrojtësi në futbollin modern, kështu që unë jam i sigurt se ai do të ketë një të ardhme të ndritur”.