Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Gjeorgjisë dhe shkon në gjysmëfinalen e Europianit të vendeve të vogla

26 Qershor 2026
8:39
Telesport
back button

Kombëtarja e femrave në basketboll fitoi 98-78 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e dytë të Grupit A, sfidë e vlefshme për Kampionatin Europian të vendeve të vogla, turne që po zhvillohet në Pejë të Kosovës.

Pas humbjes në përballjen e parë ndaj Maltës, vajzat kuqezi reaguan në përballjen e dytë, duke bërë një paraqitje të mirë. Perioda e parë ishte e ekuilibruar (20-19 për Gjeorgjinë) dhe më pas nisi shkëputja e Shqipërisë.

Pjesa e parë u mbyll 46-35 për Shqipërinë, që i reziston presingut të ekipit kundërshtar dhe në fund arrin një fitore të merituar. Rreshpja me 25 pikë ishte shënuesja më e mirë për Shqipërinë.

Në gjysmëfinale, vajzat kuqezi do të luajnë derbin shqiptar me Kosovën, që u rendit e para në Grupin B. në këtë turne, marrin pjesë 6 skuadra.

Grupi A

23 qershor, Shqipëri – Malta, 59-67

24 qershor, Shqipëria (pushim)

25 qershor, Gjeorgji – Shqipëri, 78-98

Gjysmëfinale

27 qershor, Kosovë – Shqipëri, 19:00

Lajme të tjera

Lajmet e fundit