Ylli i Barcelonës dhe Spanjës, Pedri, foli për RTVE, duke prekur tema të ndryshme, nga Kupa e Botës, te Julian Alvarez e deri te ndeshja e radhës e “La Roja” kundër Uruguait. “Më pëlqen të luaj në mesfushë, si numër 8, pra pak më larg se ku luaj për Spanjën. Kjo është në rregull, por si numër 8 e prek topin më shumë, kam më shumë ndjesi për lojën“, u shpreh Pedri.
Për ndeshjen e fundit në grup kundër Uruguait, ai tha: “Uruguai ka shumë intensitet, ata nuk e humbasin topin, ata japin gjithçka në fushë. Do të jetë e vështirë. Pavarësisht nëse ka faulle apo jo, futbolli është një sport kontakti. Nëse e kemi topin, dominojmë çdo ekip, dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë.”
Duke folur për Lamine Yamal, mesfushori spanjoll komentoi: “Lamine është plot talent, ai ka cilësi, një ndryshim ritmi, vizion të shkëlqyer në pasimin e fundit. Ai është thelbësor për ne; ai mund të bëjë diferencën“. Duke e krahasuar me Messi, shtoi: “Pata fatin të luaja me të, ta shijoja si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ajo që bën në moshën e tij është e mrekullueshme“.
Për ndryshimet midis këtij Kupe Bote dhe Kupës së Botës 2010, ai komentoi: “Futbolli ka ndryshuar shumë që nga viti 2010. Ata luajtën në mënyrë spektakolare, komunikuan në mënyrë të përsosur; ishte një ekip me cilësi të lartë. Ngjashmëri midis nesh dhe atyre? Ne fituam një Kampionat Evropian si ata, kështu që le të shpresojmë se mund ta fitojmë edhe Kupën e Botës si ata“.
Mbi mbërritjen e mundshme të Julian Alvarez te Barcelona, ai tha: “Nuk kam ndërmend të ndërhyj. Këto janë çështje të klubit, por e dua Julian si lojtar dhe gjithmonë shpresoj që Barcelona të nënshkruajë lojtarë të fortë. Shpresoj që ai të vijë, dhe nëse vijnë, do të jetë i mirëpritur!”







