Pas fitores 2-0 të Argjentinës ndaj Austrisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, kampionët e botës në fuqi siguruan matematikisht kualifikimin për më tej. Ndeshja e fundit ndaj Jordanisë do të jetë një formalitet për Argjentinën.
Trajneri Lionel Scaloni tha se ishte jashtëzakonisht i kënaqur që kishte siguruar kualifikimin për raundin tjetër dhe theksoi pjekurinë e skuadrës së tij në përballimin e momenteve të vështira.
Edhe një herë ai thuri lëvdata për Lionel Messi, që I ka shënuar të 5 golat e Argjentinës në këtë turne. “Kur Leo aktivizohet, të gjithë aktivizohen. Nuk di çfarë tjetër të them më shumë për të“, deklaroi Scaloni.
Pavarësisht se u etiketua si një nga favoritët pas triumfit në Katar 2022, trajneri zgjodhi të mbetej i kujdesshëm dhe paralajmëroi se beteja për titullin do të jetë e vështirë kundër fuqive të tjera të mëdha.
“Kur ekipi duhet të vuajë, e bën. Tifozët ngazëllehen duke parë këtë ekip, duke parë se si garon dhe si e shijon veten. Duket sikur ky botëror do të jetë i lehtë, por nuk është kështu, i keni parë tashmë ndeshjet,” reflektoi Scaloni.







