Botërori, hetimi tronditës: “Katari pagoi mijëra tifozë për të mbushur tribunat”

26 Qershor 2026
12:53
Alfred Lleshi
back button

Katari dyshohet se ka paguar mijëra persona për të mbështetur kombëtaren e tij gjatë Botërorit 2026. Kjo është ajo që pretendon një hetim i publikuar nga e përditshmja britanike “The Telegraph”, sipas së cilës emirati organizoi një fushatë të mirëfilltë për të siguruar praninë e tifozëve në stadium.

Sipas raportimit, rreth 2.000 persona morën paketa plotësisht falas për ndeshjen e fazës së grupeve ndaj Bosnje-Hercegovinës, të fituar 3-1 nga ballkanasit, rezultat që eliminoi Katarin nga turneu. Paketa përfshinte hotelin, biletat e ndeshjes dhe, kur ishte e nevojshme, edhe fluturimet, me një vlerë prej disa mijëra eurosh për person.

Pjesëmarrësit morën gjithashtu fanellën e kombëtares së Katarit, shall, flamur dhe syze dielli. Sipas “The Telegraph”, disa prej tyre nuk kishin ndjekur kurrë më parë një ndeshje futbolli në stadium.

Operacioni kishte nisur që në ndeshjet e para me rreth 1.000 tifozë, ndërsa për sfidën vendimtare ndaj Bosnjës numri u dyfishua, duke përfshirë edhe persona nga SHBA-ja dhe Meksika. Fillimisht synoheshin tifozët besnikë dhe studentët katarianë, por më pas projekti u zgjerua ndjeshëm. Megjithatë, sipas hetimit, ky mobilizim i kushtueshëm nuk arriti ta shmangte eliminimin e Katarit në fazën e grupeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit