Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, ka analizuar për DAZN fitoren 1-0 kundër Uruguajit dhe kualifikimin për në fazat finale të Botërorit: “Ishte një ndeshje e vështirë, shumë impenjative. Një sfidë e një niveli mjaft të lartë. Ndoshta ata treguan një ashpërsi të tepërt në fushë, por për këtë gjë janë arbitrat. Duhet të dish t’i luash edhe këto lloj ndeshjesh dhe djemtë i kuptuan më së miri rrethanat”.
Çfarë mendimi keni për arbitrimin?
Nuk pretendojmë që dikush të na dhurojë gjë, por as të na merret diçka. Ne qëndrojmë mbi vendimet e arbitrave dhe mbi gjithçka që nuk mund ta kontrollojmë.
Si është Yeremy Pino?
Fatkeqësisht, mund të bëhet fjalë për një dëmtim në sup ose në klavikul (krahror). Do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve dhe do të shohim shkallën e problemit. Po vuan shumë. Përpjekja që bëri ishte gjigante, një provë e vërtetë heroizmi.
Çfarë ndjesie ju jep renditja si të parët në grup?
Jemi saktësisht aty ku donim të ishim. Prestigji ynë na imponon t’i arrijmë këto objektiva dhe duam të vazhdojmë të rritemi. Në rrugëtimin tonë po përmirësohemi dhe po kapim gjithnjë e më shumë ritëm. Sot jemi shumë të lumtur.







