Telenovela Sandro Tonali drejt fundit, italiani arrin marrëveshjen personale me klubin e ri

28 Qershor 2026
16:25
Telesport
back button

As Arsenal dhe as Manchester City. Sandro Tonali ka zgjedhur të bashkohet me Roberto De Zerbi te Tottenham. Alfredo Pedulla zbulon se Tottenham dhe mesfushori italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet personale.

Tonali do të fitojë 14-15 milionë euro rrogë vjetore, përveç bonuseve. Një rritje e konsiderueshme krahasuar me pagën e tij aktuale te Newcastle, klub me të cilin ka edhe dy sezone të mbetura në kontratën e tij.

Sipas raportimit në fjalë, javën që vjen pritet edhe oferta e radhës e Tottenham, plot 115 milionë euro, shifra e vendosur nga Newcastle për të lënë të lirë italianin. Tonali pritet të firmosë për pesë vite me londinezët.

Ndryshe nga sezoni i kaluar ku shpëtoi vetëm në javën e fundit nga rënia në Championship, Tottenham po ndërton një ekip shumë kompetitiv për sezonin e ardhshëm, ky synimi kryesor është një nga 5 vendet e para.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit