Humbet ndaj Maltës në finale, Shqipëria shpallet nënkampione në Europianin e vendeve të vogla

29 Qershor 2026
8:15
Telesport
back button

Kombëtarja e femrave në basketboll fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të vendeve të vogla, turne që u zhvillua në Pejë të Kosovës. Në finale, Shqipëria u mund 72-55 nga Malta.

Një turne që nisi po me humbje ndaj Maltës, ekip ndaj së cilës Shqipëria kishte shansin të hakmerrej në finale, por pa sukses. Epërsia e ekipit ishullor ishte e ndjeshme, duke e merituar triumfin.

Avantazhi 29-13 që në periodën e parë, thelluar edhe më shumë në të dytën (gjysma e parë e ndeshjes u mbyll 44-23) e bëri të pamundur përmbysjen. Përpjekjet e vajzave shqiptare janë të vakta në gjysmën e dytë.

Gjithsesi, vendi i dytë është një rezultat pozitiv në një turne me 6 pjesëmarrëse. Ornela Lalaj dhe Enisa Semanjaku ishin në “top-5” më të mirë të turneut, ndërkohë që ekipit drejtohej nga Vladimri Xheka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit