Në prag të ndeshjes eliminatore të Kupës së Botës ndaj Brazilit, që luhet sonte në Amerikë, trajneri i kombëtares së Japonisë, Hajime Moriyasu, është i bindur se skuadra e tij mund të fitojë takimin.
“Jemi të bindur se mund ta fitojmë këtë Kupë Bote. Do të luajmë me respekt për një ekip që është pesë here kampion bote, por me bindjen se mund të fitojmë sërish”, deklaroi trajneri Moriyasu.
“E bëmë këtë gjë vitin e kaluar në një miqësore edhe pse e dimë se këtë herë është më e vështirë. Është e rëndësishme që njerëzit të na shohin edhe si një ekip të aftë për të fituar“, shtoi më tej trajneri japonez.







