Barcelona piketon zëvendësuesin ideal të Frenkie de Jong, vetëm se kushton 80 milionë euro

30 Qershor 2026
18:21
Telesport
back button

Pavarësisht se Frenkie de Jong është ende i ri dhe nën kontratë deri në vitin 2029 me Barcelonën, drejtuesit e klubit katalanas kanë filluar që tani të mendojnë për pasuesin e holandezit.

Emri i parë në listë është ai i Ayyoub Bouaddi, një nga zbulimet e mëdha të këtij Botërori. Marokeni 18-vjeçar ka bërë për vete shumë klube të mëdha me paraqitjet e qëndrueshme gjatë sezonit të fundit te Lille, por mbi të gjitha me perfomancat e tij këtë Botëror. Dhe të mendosh që është vetëm 18 vjeç.

Plani i Barcelonës është që të arrijë një marrëveshje paraprake me lojtarin hëdhe klubin e Lille dhe transferimi të kompletohet verën e vitit të ardhshëm. Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë. Së pari, lojtarin e duan shumë klube të mëdha. Së dyti, Lille kërkon 80 milionë euro për kartonin e tij, shifër e vështirë të përballohet nga financat e Barcelonës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit