Eduardo Camavinga është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato. Francezi po përflitet gjithmonë e më shumë për një largim të mundshëm nga Real Madrid, gjatë kësaj vere. Duke qenë se sezonin e fundit, luajti një rol dytësor dhe me nënshkrimet e reja që pritet të bëjë klubi madrilen në mesfushë, hapësira e nevojshme për francezin ngushtohet shumë.
Në këtë situatë, largimi i tij është shumë i mundshëm. Një nga klubet që është raportuar vazhdimisht që interesohet për Camavinga-n është edhe Inter. Megjithatë, e gjithë kjo zhurmë rezulton të mos ketë asgjë të vërtetë. Inter nuk e ka fare në konsideratë transferimin e mundshëm të francezit, sepse kartoni i tij kushton shumë dhe së dyti rroga e tij është e papërballueshme për zikaltrit.
“Nuk është as realiste. Sa i përket vlerës dhe pagës, nuk mund të nënshkruajmë me të, në asnjë mënyrë”, tha drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio, në një reagim për Fabrizio Romano.







