Në Texas, do të luhet sfida e radhës për 1/32-at mes Norvegjisë dhe Bregut të Fildishtë. Nordikët u renditën të dytët në fazën e gruoeve në grupin I, pas Francës. Bregu i fildishtë u rendit në vendine dytë ne grupin E, pas Gjermanisë.
Pritet një ndeshje e balancuar dhe të dy kombëtaret duken se kanë shanse të barabarta për të kaluar më tej. Fituesi i këtij çifti do të përballet me Brazilin, më datë 5 korrik, në raundin e 1/16-ve.
FORMACIONET ZYRTARE:
Bregu i Fildishtë XI: Fofana; Doué, Kossounou, Agbadou, Konan; Kessié, Sangaré, Oulaï; Pépé, Bonny, Diomandé
Norvegjia XI: Nyland; Heggem, Ajer, Holmgren Pedersen, Møller Wolfe; Berge, Berg; Nusa, Ødegaard, Sørloth; Haaland
Pritet të shohim një sfidë shumë interesante, duke ditur që të kombëtaret kanë kualitete dhe yje të kalibrit botëror në gjirin e tyre si Diomande te Bregu i Fildishtë e Haaland, Odegaard etj, në anën tjetër.







