“Është tepër e hidhur të përfundosh kështu…”, Manuel Neuer i jep lamtumirën kombëtares së Gjermanisë

30 Qershor 2026
21:32
Telesport
back button

Menjëherë pas eliminimit të Gjermanisë në mënyrë të befasishme nga Paraguaj në fazën e 1/32-ve në këtë Botëror, Manuel Neuer i ka dhënë lamtumirën kombëtares.

“Është tepër e hidhur të përfundosh kështu…”, ishte reagimi shkurtër i Neuer pas eliminimit nga Paraguaj. 40-vjeçari numëron 128 ndeshje me Gjermaninë, ku në 50 prej tyre nuk ka pësuar gol.

Ai ishte protagonist në Kupën e fundit të Botës të fituar nga Gjermania në vitin 2014. Largimi i Neuer pritet të shoqërohet edhe me largime të tjera nga Gjermania, pas dështimit të radhës në Botëror.

Humbja e fundit ndaj Paraguajit i jep fund një udhëtimi të jashtëzakonshëm që filloi në qershor 2009. Për më shumë se një dekadë e gjysmë, Neuer ka qenë padyshim themeli i ekipit kombëtar gjerman. Ndërsa largohet nga skena ndërkombëtare, trashëgimia e tij mbetet e pakrahasueshme, por ky lloj fundi nuk ishte ai që ai kishte imagjinuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit