Morten Hjulmand është shumë pranë transferimit tek Atletico Madrid. Edhe pse emri i mesfushorit danez javët e fundit është lidhur shumë me një transferim të mundshëm te Milan, në fund pritet të jetë Atletico destinacioni i tij i radhës.
Mundo Deportivo zbulon se “Colchoneros” ndryshe nga Milan, janë gati të paguajnë shifrën 40 milionë euro në arkat e Sporting Lisbon për të siguruar shërbimet e danezit.
Milan pretendonte për një marrëveshje 30 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera bonuse. Momentalisht, Atletico është më pranë mesfushorit 25-vjeçar dhe pse dëshira e tij është të ribashkohet me Ruben Amorim te Milan.
Diego Simeone e ka kërkuar me ngulm transferimin e Hjulmand dhe drejtuesit e klubit janë në rrugën e duhur për ta sjellë në Madrid, 27-vjeçarin.







