Real Madrid po kërcënon planet e Manchester United për Matthijs de Ligt.
United ka rënë dakord për kushtet personale me De Ligt, por oferta e tyre e fundit prej 35 milionë euro është refuzuar nga Bayern Munich këtë javë.
Bayern po insiston për 50 milionë euro për t’u ndarë me mbrojtësin holandez.
Dhe Manchester Evening News thotë se presidenti i Realit, Florentino Perez është gati të ndërhyjë.
Reali duhet të gjejë një zëvendësues për ish-kapitenin Nacho Fernandez pas largimit të tij te Al Qadsiah, me De Ligt që del si pasardhës i mundshëm.