Hamilton: Duhet të gjejmë më shumë qëndrueshmëri, në Silverstone kthehemi sërish në podium

2 Korrik 2026
14:14
Telesport
back button

Fitues i garës së Barcelonës dy javë më parë por vetëm i pesti fundjavën e kaluar në Austri, piloti britanik Lewis Hamilton vë bast se në garën e shtëpisë, atë që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Silverstone, ka më shumë shanse për të fituar.

Sir.Lewis mban rekordin e të gjitha kohërave për fitoret në Silverstone: nëntë. Përtej rekordit të tij të jashtëzakonshëm, kampioni 41-vjeçar është i lidhur me një dashuri me pistën historike angleze, tifozerinë vendase dhe një atmosferë të pakrahasueshme me çdo garë tjetër në kalendarin e kampionatit botëror.

Nuk ka vend tjetër si Silverstone. Është një nga pistat më të shpejta dhe më të kërkuara në kalendar. Pjesët me shpejtësi të lartë janë një sfidë e vërtetë sepse garohen me shpejtësi tepër të larta, me makinën nën ngarkesë të plotë aerodinamike. Shumë pak pista mund të të testojnë si kjo, por nuk është vetëm kaq”, tha Hamilton.

Më shumë se çdo gjë tjetër, është atmosfera: mbështetja nga tifozët është gjithmonë e jashtëzakonshme, dhe kur je në pistë, mund ta ndjesh vërtet gjithë atë energji: i shton diçka unike të gjithë përvojës”, shtoi 7 herë kampioni i botës në Formula 1.

Më tej, Hamilton tha: “Nga ana sportive, nuk ka shkop magjik që të çon te fitorja. Gjithçka vjen nga shumë hapa të vegjël, të ndërtuar përmes muajsh pune të palodhur, angazhimi dhe besimi nga të gjithë të përfshirët dhe kjo është pikërisht ajo që po shoh te Ferrari. Jam krenar për këtë ekip dhe udhëtimin që po bëjmë së bashku”.

“Kam gjetur një grup njerëzish të vendosur dhe të palodhur, të aftë për të punuar vërtet si një ekip dhe kjo më jep besim të madh. Tani bëhet fjalë për të vazhduar ndërtimin, për të gjetur qëndrueshmëri gjithnjë e më të madhe dhe për të qenë në gjendje të shfrytëzojmë sa më shumë çdo fundjavë gare”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit