Pak orë para ndeshjes në Toronto, motra e Cristiano Ronaldos, Kátia Aveiro, deklaroi se kjo Kupë e Botës do të ishte e fundit për të me kombëtaren e Portugalisë. Megjithatë, pas fitores dramatike ndaj Kroacisë së Luka Modrić, Ronaldo i hodhi poshtë këto deklarata.
“E ardhmja ime nuk është e rëndësishme tani. Do të flas më vonë…, do të kem kohë. Pasi të fitojmë ose të humbasim, do të bisedoj me familjen time dhe më pas do të marr vendimin më të mirë. Nuk marr më vendime nën ndikimin e emocioneve; tani i bëj të gjitha me qetësi. Tani ka rëndësi të shijojmë të tashmen”, – deklaroi ai për “Sport TV”.
CR7 u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga FIFA, por foli vetëm për televizionet me të drejta transmetimi. Duke komentuar sfidën, ai tha: “Sot duhej të dinim të vuanim. Për të fituar një kompeticion të këtij niveli duhet të dish të vuash.
Pjesa e parë ishte nën kontrollin tonë, ndërsa e dyta ishte më kaotike. Ata shënuan, ne u nervozuam pak, por pika e kthesës ishte penalltia. Që nga ai moment ndeshja u bë më e lehtë. Kemi ende disa vështirësi, por kjo është bukuria e këtij kompeticioni dhe duhet të vazhdojmë kështu”.
E zbulon motra e CR7: “Ka vendosur të largohet nga kombëtarja, ja kur do të ndodhë”







