Piloti italian i Mercedes, Kimi Antonelli, siguroi “pole position” të shtunën pasdite, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Anglisë në Formula 1. Kryesuesi i botërorit dha kohën 1’28”111, më i shpejti në pistë, “pole” i pestë sezonal për të.
Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy makinat Ferrari. Monegasku Charles Leclerc la pas britanikun Lewis Hamilton, por ky pozicion i makinave italiane lë të shpresosh për një garë të mirë të dielën pasdite, sidomos për 7 herë kampionin e botës.
Ai garon në pistën e shtëpisë së tij, ashtu sikurse George Russell, që me makinën tjetër Mercedes u rendit në vendin e katërt. Surpriza ishte Isack Hadjar, që u klasifikua i pesti me makinën Red Bull, më mirë se shoku i tij i skuadrës Max Verstappen.
Holandezi u rendit në vendin e shtatë, mes dy makinave McLaren, me Lando Norris në vendin e gjashtë dhe Oscar Piastri në të tetin. Në “top-10” edhe dy makinat RB Racing të Arvid Lindblad dhe Liam Lawson, që bënë një paraqitje të mirë.






