Befasi nga Bayern! Kërkon portierin çek që kushton 30 mln euro

5 Korrik 2026
17:13
Telesport
back button

Bayern duket se ka nisur paraprakisht punën për pasardhësin e Manuel Neuer, i cili ka edhe një vit kontratë në Mynih, i fundit në karrierën e tij, të paktën në Europë.

Mediat portugeze raportojnë se 23-vjeçari Lukáš Horníček (Braga) mund të jetë emri i ri për portën bavareze. Portieri çek luan në ligën portugeze, ku ka lënë gjurmët e tij. Me Bragën ka luajtur deri në gjysmëfinalet e Europa League.

Kontrata e tij aktuale skadon në 2028 dhe ka klauzolë largimi 30 mln euro. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se Urbig nuk cilësohet mjaftueshëm i mirë për rekordmenët e Bundesligës, por Bayern do të jetë i përgatitur për çdo skenar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit