Kane mbetet pa zë pas fitores: Na u desh të luftonim për t’u kualifikuar, ky është shpirti i skuadrës

6 Korrik 2026
11:43
Telesport
back button

Sulmuesi anglez Harry Kane shënoi golin e gjashtë në këtë botëror, kur realizoi nga pika e bardhë në fitoren 3-2 ndaj Meksikës. Një fitore e vështirë për “3 luanët”, që e mbyllën me 10 lojtarë, por u kualifikuan për në çerekfinale.

Kapiteni anglez mbeti pa zë në fund të ndeshjes: “Zëri im ka ikur. Ishte një ndeshje e çmendur, na u desh të luftonim fort për të fituar dhe kualifikuar. Na u desh të gjenim diçka. Unë thjesht kam folur, nuk mund të flas vërtet”.

“Gjithçka ishte kundër nesh, edhe disa vendime të gjyqtarit, por gjetëm një mënyrë. Tani nuk ka më asnjë rëndësi, pasi fituam. Jam pa fjalë, as nuk mund të flas dot, por ky është shpirti i skuadrës”, deklaroi sulmuesi Harry Kane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit