“Bëra gabim. I kërkova falje menjëherë”, Rodri flet për sherrin me Bernardo Silvën (video)

7 Korrik 2026
16:46
Telesport
back button

Spanja fitoi mbrëmë 1-0 ndaj Portugalisë, duke vazhduar rrugëtimin më tëj në këtë Botëror. Ndërsa “luzitanët” e mbyllin këtu.

Një nga momentet më të diskutueshme ishte ajo që ndodhi në minutat shtesë, ku pas një krosimi perfekt të Francisco Conceicao brenda në zonë, Bernardo Silva nuk arriti dot të shënonte me kokë.

Në këtë moment shkon Rodri dhe i feston para fytyrës, gjë që solli reagimin e ashpër të portugezit dhe gati sa nuk ndodhi një përleshje në fushë mes dy ish-shokëve te Manchester City.

Rodri pranon gabimin e tij dhe tregon për mediet që i ka kërkuar falje Bernardo Silva-s.

“Bëra një gabim sepse festova në vendin ku ai humbi rastin. I kërkova falje menjëherë, por, aty mbaroi gjithçka për shkak të besimit që kemi”, tha Rodri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit