Babai i Neymar mesazh prekës të birit: Udhëtimi yt ka qenë shpesh i dhimbshëm, por vazhdo të luash futboll

8 Korrik 2026
9:11
Telesport
back button

Lotët e Neymar pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës kanë prekur zemrat e çdo tifozi të futbollit dhe konfirmimi i tërheqjes së tij nga kombëtarja braziliane ka prekur të gjithë botën e futbollit. Midis shumë mesazheve mbështetëse që ka marrë pas humbjes kundër Norvegjisë, është bashkuar edhe babai i tij, Neymar da Silva Santos.

Një prani e vazhdueshme në jetën e tij brenda dhe jashtë fushës, si dhe përfaqësuesi kryesor i kompanisë NR Sports, e cila menaxhon të drejtat e imazhit të brazilianit, iu drejtua O’Ney në një video në Instagram: “Ah, biri im… Çfarë udhëtimi. Çfarë udhëtimi i shkëlqyer. Sfidues. Shpesh i dhimbshëm, por pafundësisht i bekuar“, e filloi ai postimin e tij në rrjetin social.

Më tej, ai shton: “Më duket sikur vishte dje kur e pashë atë fëmijë me një top te këmbët e tij, duke ëndërruar pa imagjinuar se sa larg do ta çonte Zoti. Që në moshë shumë të vogël, kuptova se kishte diçka të veçantë tek ti. Nuk ishte vetëm talent. Ishte një qëllim. Dhe ne zgjodhëm një rrugë. Ne ndoqëm bindjet tona, parimet tona mbi të gjitha; ne ndoqëm Jezusin”.

“Shumë herë na u desh të thoshim ‘jo’ kur të gjithë prisnin një ‘po’. Ne hoqëm dorë nga shumë gjëra sepse besonim se Zoti do të nderonte besnikërinë tonë. Dhe kështu ndodhi. Nëse ka një gjë që historia jonë më ka mësuar, është se Zoti ka qenë gjithmonë në kontroll. Nuk varej kurrë vetëm nga vendimet tona. Nuk varej kurrë vetëm nga talenti ynë, nuk varej kurrë vetëm nga përpjekja jonë. Ishte dora e Zotit që udhëhoqi gjithçka, edhe kur nuk e kuptonim“, thotë babai i Neymar.

Biri im, vazhdo të luash futboll. Ndjej përsëri gëzimin e të luajturit me topin në këmbë. Buzëqesh përsëri në fushë. Sot je i shëndetshëm. Zoti të ka dhënë një mundësi tjetër për të bërë atë për të cilën gjithmonë ke qenë i apasionuar. Shijo lojën. Mos e ngarko veten me vendime, kritika, pritje apo ndërprerje të jetës. Disa gjëra u përkasin njerëzve, por disa vendime i përkasin vetëm Zotit”, deklaroi babai i sulmuesit brazilian.

E ardhmja i përket Zotit. Një vendim i marrë sot nuk e përcakton të gjithë historinë tënde. Një ëndërr që ende nuk është bërë realitet nuk do të thotë se ka vdekur. Fundi i një historie nuk përcaktohet kurrë nga një moment i vështirë. Zoti është ai që shkruan kapitullin e fundit të jetës sonë”, shtoi ai.

Dhe në fund: “Deri atëherë, ji i lumtur. Luaj futboll me lehtësi. Kthehu te bësh njerëzit të lumtur. Bëj atë që Zoti të ka besuar që nga fëmijëria. Dhe mos harro kurrë se, përpara se të admiroheshe nga bota, Zoti të donte gjithmonë. Biri im, do ta bëja nga e para. Çdo udhëtim, çdo sakrificë, çdo natë pa gjumë, çdo shqetësim, çdo lutje.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit