George Russell ka pranuar se duhet të jetë një pilot më i mire në pistë nëse do të qëndrojë në garën për titull këtë sezon. Duke e filluar sezonin si favoriti i qartë për titull, Russell është mahnitur nga ritmi i shokut të tij adoleshent të skuadrës Mercedes, Kimi Antonelli, dhe është 25 pikë pas italianit në krye të renditjes pas nëntë garash.
Pavarësisht mungesës së ritmit gjatë garës së fundit në Silverstone, Russell përfitoi nga aksidentet dhe gabimet e rivalëve për të përfunduar i dyti, duke fituar 18 pikë mbi Antonelli. “Ndjesia ishte e mirë, por kohët e xhiros ishin të ngadalta. Kishte gjëra jashtë kontrollit tim që kontribuan shumë drejt kësaj, dhe gjëra në kontrollin tim”, tha Russell.
Më tej, piloti britanik komentoi: “Ende po përpiqem ta kuptoj këtë makinë. Dhe, nëse dua të luftoj për kampionatin, performancat duhet të jenë më të mira. Duhet të jem më i mire në gjithçka. Duhet të punoj më mirë me ekipin tim. Duhet të maksimizojmë gjithçka.”
“U largova nga Monako, tre gara më pare, 68 pikë prapa dhe tani jam 25 pikë prapa Kimi. Ai ka bërë një punë më të mirë se unë këtë vit deri në këtë pikë, kështu që ai meriton të jetë përpara meje. Bazuar në performancat e mia dhe bazuar në performancat e tij gjatë këtyre nëntë garave, mendoj se një diferencë prej 25 pikësh në favor të tij është ndoshta e saktë”, tha Russell.






