Për herë të parë në grand slam të Wimbledon do të përballen mes tyre në finale dy teniste çeke: Karolina Muchova (numri 11 në botë) dhe Linda Noskova (numri 10 në botë).
Një finale surprizë kjo e turneut më të rëndësishëm të fushave me bar, që arritën të triumfojnë në sfidat gjysmëfinale. 21-vjeçarja Noskova mundi 2-0 (6-4, 6-4) ukrainasen Marta Kostuyk.
Më e bukur sfida tjetër gjysmëfinale, ku 29-vjeçarja Muchova triumfoi 2-1 (6-1, 1-6, 7-6) ndaj amerikanes Coco Gauff. Një ndeshje e ekuilibruar në setin final, që u vendos në “tie break”.






