Sfidat e para miqësore të trajnerit italian Enzo Maresca në stolin e Chelsea nuk kanë shkuar shumë mirë, me një barazim dhe një humbje. Gjithsesi, trajneri që vjet drejtoi Leicester drejt ngjitjes në Premier League nuk është i shqetësuar.
“Në këtë moment, ne kemi vetëm dy javë që kemi filluar punën dhe kjo është e rëndësishme që ne, si staf dhe si ekip, të mund të fillojmë të shohim gradualisht identitetin e ri që do të ketë ekipi ynë”, tha Maresca.
Trajneri është mbi të gjitha i interesuar të shohë një ide të saktë të lojës, pa harruar se qëllimi është rezultati: “Rezultati është gjithmonë i rëndësishëm për ne, por në këtë moment duhet të vlerësojmë edhe gjëra të ndryshme”.
“Nuk ka rëndësi niveli i kundërshtarit. Kur reshtoheni me 11 lojtarë pas topit, është gjithmonë e vështirë të gjesh hapësira dhe zgjidhjet nuk janë të lehta. Duhet të përdorim çdo seancë stërvitore për t’u përmirësuar mendërisht”, tha Maresca.