Mospasimi i topit te Haaland përballë portës e vendosi Sorloth në qendër të kritikave të tifozëve. Norvegjia u eliminua nga Anglia në çerekfinale, teksa ai aksion mund të kishte sjellë golin e epërsisë 2-0 dhe një fund tjetër të ndeshjes.
Sulmuesi i Atletico Madridit zgjodhi të gjuante vetë, gaboi dhe tri minuta më pas Anglia barazoi. Tifozët nuk ia falën dhe në profilin e të dashurës së tij, Lena Selnes, shpërthyen ofendime të rënda, si dhe kërcënime me vdekje ndaj lojtarit e familjes së tij.

Selnes denoncoi publikisht sulmet; komentet e urrejtjes pushtuan fotot me Sorloth, dhe ato ku shfaqet me djalin e tyre të vogël. Ajo publikoi disa mesazhe duke shkruar: “Botërori dhe futbolli sjellin shumë gëzim, por edhe shumë urrejtje. Nuk doja t’i jepja rëndësi kësaj, por është e nevojshme pas komenteve të tilla. Shpresoj që të gjithë të mendojnë më shumë para se të shkruajnë gjëra të tilla, pavarësisht situatës”.
Ajo e cilësoi sjelljen e tifozëve si të turpshme, që dëmton një rrugëtim historik të Norvegjisë në Botëror.
This angle of Sørloth ignoring Haaland. The reaction from Haaland says it all man. He was frustrated and disappointed, just like the rest of us. pic.twitter.com/i1sf0SjAH7
— Geronimo Morgans (@GeronimoMorgans) July 12, 2026







