Trajneri i ri i Liverpool, Andoni Iraola, ka zhvilluar sot konferencën e parë për shtyp si trajner i “reds”. Ai ka shpjeguar së pari përse ka firmosur një kontratë 2-vjeçare: “Kontratat nuk kanë shumë rëndësi për mua”.
“Nënshkrova dy vjet por nëse qëndroj për shumë vite do të thotë se kam bërë një punë shumë të mirë. Duhet të fitosh të drejtën për të vazhduar. Gjithmonë e kam bërë kështu. Kur je lojtar, kontrata është shumë e rëndësishme”, shtoi Iraola.
Më tej, ai tha: “Do të përpiqem të jem i njëjti trajner. E kuptoj që do të bëj gabime dhe do të them gjëra që nuk duhet, por do të jem vetvetja. Me lojtarët, të cilët kanë personalitete dhe ego të mëdha, do të përpiqem të mos ndryshoj“.
Iraola, për tifozët tha: “Do të doja t’u jepja tifozëve një ekip për të cilin mund të ndihen krenarë. Futbolli, veçanërisht në Liverpool, ka të bëjë me lidhjen me njerëzit. Kam qenë në anën tjetër në Anfield, mund ta ndjesh stadiumin”.
“Do të doja shumë ta kisha këtë në çdo ndeshje që luajmë. Duhet të vijë nga ne në fushë. Duhet të jemi një ekip që punon shumë, intensivisht dhe agresivisht. Pra, të gjithë mund të identifikohen dhe të ndihen rehat duke mbështetur këtë ekip“, tha Iraola.







