Barcelona gjendet mes dy zjarreve. Nuk rinovon dot me Torres, rrezikon të humbë 7-8 milionë euro

14 Korrik 2026
20:05
Telesport
back button

Ferran Torres është kthyer në një çështje më vete te Barcelona. Sulmuesi ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me PSG-në, pasi pëlqehet shumë nga Luis Enrique. Spanjolli e shikon bashkëkombësin e tij si zëvendësuesin ideal të Gonçalo Ramos.

Te Barcelona janë në mëdyshje për Torres. Nga njëra anë, Torres ka treguar që është shumë i rëndësishëm te katalanasit. 21 gola në 49 ndeshje në sezonin e kaluar, është një shifër që nuk e arrin çdo sulmues. Në anën tjetër, drejtuesit e Barcelonës janë në dilemë për të rinovuar me spanjollin, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2027.

Në rast rinovimi, Barcelona është e detyruar t’i paguajë Manchester City-t, 7-8 milionë euro, sipas marrëveshjes së bërë mes klubeve kur sulmuesi u transferua në vitin 2022 për 55 milionë euro.

PSG është e gatshme të paguajë 50 milionë euro për të bindur Barcelonën për të lënë të lirë Torres. Një shumë që mund ta ndihmojë disi Barcelonën për të arritur objektivat që i ka vendosur vetes në këtë merkato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit