Gafë e pafalshme e Lucas Digne, Spanja kalon e para në avantazh (video)

14 Korrik 2026
21:26
Telesport
back button

Ka ardhur goli i parë në gjysmëfinalen mes Francës dhe Spanjës, e cila po luhet në Arlington Texas. Janë spanjollt që kanë kaluar të parët në avantazh, falë penalltisë së shëndërruar në gol nga Mikel Oyarzabal në minutën e 22-të.

Ishte një gabim trashanik i Lucas Digne, ku pas një topi të gjatë të Marc Cucurella, mbrojtësi francez bëri një ndërhyrje të pafalshme ndaj Lamine Yamal dhe arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte penallti. Godet Oyarzabal, Mike Maignan kupton krahun por nuk e shmang dot përfundimin e topit në rrjetë.

Spanja e nisi më mirë takimin, duke qenë më aktive që në minutat e para. Në minutën e 8-të, Adrien Rabiot pengoi në kufijtë e zonës së rreptësisë Dani Olmon dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Spanja kishte një mundësi të mirë shënimi nga goditja e dënimit, por goditja e Alex Baena ishte shumë e dobët.

SHIKOGOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit