Trajneri i Francës, Didier Deschamps, shprehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës: “Ka shumë zhgënjim. Lojtarët janë të shkatërruar, sepse kishim ambicie të mëdha. Duhet të jemi realistë dhe të pranojmë se sot ishim një nivel më poshtë teknikisht përballë një skuadre që e dinte shumë mirë çfarë bënte. Faji është kryesisht i yni”.
Megjithatë, Deschamps ngriti dyshime për arbitrimin: “Kam një pyetje: a ishte arbitri në lartësinë e duhur për të drejtuar një gjysmëfinale Botërori? Nuk e them sepse humbëm, por pati disa situata të diskutueshme, shpesh në disfavorin tonë”.
Më pas ai u rikthye tek analiza e ndeshjes: “Ishim më pak të rrezikshëm në sulm, bëmë gabime teknike dhe humbëm pasime që mund të krijonin raste për gol. Duhet ta pranojmë, edhe pse dhemb”.
Në fund, trajneri francez siguroi se Franca do ta marrë seriozisht ndeshjen për vendin e tretë, duke vlerësuar edhe cilësinë e Spanjës, që sipas tij kontrolloi lojën.
Mbappe: Nuk bëmë ndeshjen që kishim planifikuar, Spanja na dominoi në mesfushë







