Situata ekonomike e Barcelonës nuk është ende pozitive sa pritej. Për të siguruar të paktën një mes Nico Williams dhe Dani Olmo, duhet të krijohet nje vend në repartin e avancuar dhe i dyshuari për t’u larguar tashmë është identifikuar. Madje, nga Katalonja, siç raporton Sport, thonë se emri në fjalë është ai i Vitor Roque.
Braziliani vlerësohet 40 milionë euro: me këtë shumë mund të largohet nga Barcelona 6 muaj pas ardhjes së tij. Në kete rast, nese do te shitej, atehere do të ishte një dështim i vërtetë, duke pasur parasysh pritshmëritë në lidhje me klasën e vitit 2005 kur ai mbërriti nga Athletico Paranaense në janar 2024.
Në pjesën e dytë të sezonit, në fakt, ai shënoi vetëm 2 gola në 16 ndeshje ndërmjet La Liga dhe Kupa e Mbretit është e qartë se atij do t’i duhet më shumë kohë për t’u vendosur, por trajneri i ri Flick nuk e konsideron atë thelbësore. Përballë një oferte te duhur, ai mund të shitet.
Gazeta katalanase shkruan se, ndërsa Barcelona është në kërkim të një ekipi për të, lojtari tashmë ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite. Si ai, ashtu edhe agjenti i tij, as që po e konsiderojnë mundësinë për t’u larguar nga Evropa dhe për të fluturuar në Arabinë Saudite, të paktën për momentin. Prandaj janë duke u studiuar zgjidhje të tjera.