Rikthimi i Noël Aseko te Bayern Munich ka zgjatur vetëm pak, pasi mesfushori 20-vjeçar do të largohet përfundimisht këtë herë nga bavarezët. Aséko u huazua fillimisht te Hannover 96, ku performancat e tij mbresëlënëse e bindën klubin bavarez të aktivizonte opsionin e blerjes së tij, për 2.5 milionë euro.
Sipas gazetarit të Sky Sports Germany, Florian Plettenberg, Bayern Munich ka arritur marrëveshjen me Eintracht Frankfurt për transferimin përfundimtar të Aseko për 12 milionë euro. Mesfushori pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030, me një opsion për një sezon shtesë.
Ende nuk dihet nëse Bayern do të mbajë një % mbi të drejtat e lojtarit për një shitje të mundshme në të ardhmen, detajet e tij pritet të mësohen ditët në vijim. Transferimi te një klub si Eintracht Frankfurt do t’i japë mundësi Aseko-s të zhvillohet dhe të rritet akoma më shumë si lojtar.







