Argjentina përmbysi avantazhin e Anglisë, duke fituar 1-2 në minutat shtesë dhe siguroi biletën për në finale. Gjysmëfinalja ishte shumë e rivalizuar nga të dy ekipet, ku nuk munguan edhe përplasjet e vazhdueshme nyjet e të dy skuadrave.
Një nga rastet që bëri xhiron e rrjeteve sociale ishte një debat i shkurtër mes Jude Bellingham dhe Leo Messit, gjatë të cilit ata nuk u pajtuan për një faull.
DAZN zbuloi bisedën mes tyre. “Nuk është e mundur. Nuk është e mundur. Nuk ka faull. Nuk ka faull,” këmbënguli Bellingham.
“Rasti im i parë nuk ishte faull? I imi nuk ishte?” pyeti Messi. “Në rregull, në rregull”, u përgjigj dukshëm i bezdisur ylli argjentinas. Dyshja pati edhe momente të tjera debati mes tyre, por në fund të ndeshjes nuk mungoi përqafimi mes tyre, duke lënë pas në fushë gjithçka që ndodhi.







