Ylli i Barcelona refuzon Arabinë, 4 skuadra të Serie A hidhen në sulm për ta marrë

30 Korrik 2024
10:38
Telesport
back button

Duket se talenti 19-vjeçar brazilian Vitor Roque, që luan në La Liga me skuadrën e Barcelona, nuk është në planet e trajnerit të ri Hansi Fick. Sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2031 me katalanasit.

Sipas mediave spanjolle, Roque ka refuzuar një transferim në Arabinë Saudite, pasi dëshiron që të luajë ende në Europë. Duke parë refuzimin që u bëri ekipeve arabe, 4 skuadra italiane janë hedhur në garë për ta marrë.

Bëhet fjalë për Inter, Juventus, Napoli e Fiorentina, që synojnë ta marrin lojtarin që kushton 30 milionë euro. Vitor Roque realizoi 2 gola në 16 ndeshje zyrtare me Barcelonën sezonin e kaluar.

Duket se klubi katalanas, duke parë se nuk e shet dot në Arabi, synon ta lërë lojtarin të luajë në formë huazimi në La Liga. Në fund do të merret edhe dëshira e lojtarit, ndërkohë që edhe ekipet italiane e duan lojtarin në formë huaizmi më të drejtë blerje pas një viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit