As Rodri dhe as Lamine Yamal, në Francë konsiderojnë dy emra të tjerë si favoritë për “Topin e Artë”

21 Korrik 2026
17:30
Telesport
back button

Në fund të tetorit, konkretisht më 26 tetor në Londër, do të mbahet ceremonia e përvitshme e “Topit të Artë”. Ky do të jetë edicioni i 70-të të çmimit individual më prestigjioz në botë, krijuar nga revista “France Football” në vitin 1956.

Kush do të jetë fituesi i këtij viti? E përditshmje L’Equipe, që është pjesë e grupit që organizon ceremonisë, sugjeron se “suksesi kolektiv i Spanjës” mund të krijojë një ndarje në votim, duke përfituar potencialisht disa lojtarë, siç është Kylian Mbappé, i cili nuk ka fituar asnjë titull me ekipin këtë sezon, por ka qenë i frytshëm para portës dhe është golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës me 10 gola.

Kandidati i dytë potencial konsiderohet Lionel Messi, i cili edhe pse nuk fitoi dot Botërorin, golat dhe niveli i treguar në këtë kompeticion, e bëjnë atë një rival serioz për çmimin.

Kur përmendet sukesi i Spanjës, L’Equipe mendon se vota do të ndahet mes Rodri-t, Lamine Yamal, apo edhe emrave të tjerë si Fabian Ruiz, apo Pedri dhe Olmo, ndaj shanset që fituesi i “Topi të Artë” të jetë spanjoll, janë të pakta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit