Arsenal ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin e Christos Tzolis nga Club Brugge për shifrën 40 milionë euro.
“Jemi të kënaqur që kemi përfunduar nënshkrimin e Christos Tzolis. Ai është një sulmues jashtëzakonisht i gjithanshëm që vepron natyrshëm në krahun e majtë, por është i zoti në të gjithë vijën sulmuese. Ai është një finalizues i shkëlqyer me të dyja këmbët, futet në hapësira të ngushta dhe zotëron aftësi të jashtëzakonshme teknike”, tha Andrea Berta, drejtori sportiv i londinezëve.
“Christos ka pasur shifra të jashtëzakonshme në gola dhe asiste gjatë tre sezoneve të fundit, dhe ai është një lojtar që do të rrisë nivelin teknik të skuadrës sonë, duke sjellë gjithashtu energji pozitive, entuziazëm dhe një mentalitet të fortë në ekipin tonë. Jemi të bindur se ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në klubin tonë”, tha trajneri Mikel Arteta.
24-vjeçari grek ka shënuar 43 gola dhe ka dhënë 45 asiste në dy sezone te Club Brugge, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha. Por, Arsenal u tregua më i shpejtë dhe finalizoi transferimin e tij. Vetë lojtari u shpreh i kënaqur për këtë lëvizje në karrierën e tij dhe mezi pret të debutojë në “Emirates”.







